Del në sipërfaqe fshati i zhytur në ujë prej disa dekadash

Disa punime që po kryhen në një rezervuar në Itali kanë zbuluar mbetjet e një fshati që ishte zhytur për dekada.

Liqeni Resia, në veri të vendit, është i njohur më së shumti për kullën e kishës që del në sipërfaqen e ujit të liqenit.

Liqeni Resia shtrihet në Tirolin e Jugut, rajoni Alpin që kufizohet me Austrinë dhe Zvicrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografitë në mediat sociale tregojnë shkallët, bodrumet dhe muret mbi atë që normalisht do të ishte shtrati i liqenit, afër kullës më të njohur të kishës të Shekullit 14. Fshati Curon u përmbyt nga ujërat në 1950 kur autoritetet vendosën të ndërtonin një digë dhe të bashkonin dy liqene pranë njëri-tjetrit, megjithë kundërshtimet e banorëve.

Më shumë se 160 shtëpi u zhytën, dhe popullsia e Curon-it u zhvendos edhe pse disa vendosën të qëndronin në fshatin e ri të krijuar aty pranë. Në ditët e sotme, liqeni është i popullarizuar nga vizitorët në verë dhe në dimër, të cilët janë në gjendje të ecin nëpër sipërfaqen e ngrirë të liqenit.

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?