Del parfumi nën frymëzimin e Putin, priten shitje të shumta në Moskë
Vladimir Putin është edhe inspirim për parfumin më të ri, i cili sapo doli në shitje, në Moskë.
Parfumi për meshkuj “Leaders Number One” ka zgjedhur imazhin e Putinit për të veshur shishen e zezë të paketimit, ku shkruhet “Frymëzuar nga Vladimir Putin”.
Krijuesit e këtij parfumi janë shprehur se janë frymëzuar nga figura e politikanit kryesor në Rusi për të krijuar këtë aromë, që pritet të ketë shitje të shumta.
Edhe presidenti i Rusisë mund të aromatizohet më parfumin që mban emrin e tij.
Para mbledhjeve të mujave të fundit, atij i duhet të merrte vendime të vështira, mbi bombardimet ndaj ISIS, dhe mund të mos e ketë pasur shumë mëndjet te parfumet.
Gjithsesi, ky parfum del në shitje me rastin e Krishtlindjeve dhe është promovuar në Moskë, për një çmim prej 57 dollarësh.
Britanikja “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull parfumit më të ri me emrin e Putin.