Delja lind krijesën e pazakontë, banorët në panik
Fshatarët e tmerruar kanë jetuar me frikë, pasi një dele ka lindur një krijesë të çuditshme, që për të moshuarit është gjysmë-njeri dhe gjysmë-kafshë dhe ajo sipas tyre është e dërguar nga djalli. Shumë prej 4 mijë banorëve dhe fermerëve të Lady Frere në Provincën Lindore të Afrikës së Jugut, janë të bindur se magjia tek kafsha ka çuar në lindjen e krijesës. Paniku tek banorët qe aq i madh, saqë Departamenti i Zhvillimit Rural i Kepit Lindor dërgoi ekspertë për të kryer analiza, ndërsa fotografitë u përhapën me shpejtësinë e zjarrit. Shefi Drejtor i Shërbimeve Veterinare Dr Lubabalo Mrwebi pranoi se në shikim të parë qengji i cili ka lindur i vdekur i ngjante një qenieje njerëzore por nuk kishte pjesët e njeriut. Mrwebi tha se delja mund të jetë infektuar në fazat e para të shtatzënësisë nga ethet e “Rift Valley”. Vlen të përmendet se një dele ka 28 çifte kromozomesh, ndërsa njerëzit kanë 23 çifte të tilla dhe kjo bën që bashkimi i vezëve të deles me spermën e njeriut të mos fekondohen.