Dëmtuan kulturat bujqësore, gomerët përfundojnë në burg

Tetë gomerë, të cilët kanë dëmtuar kulturat bujqësore në Indi janë “burgosur” për katër ditë. Sipas New Delhi TV, gomerët janë kullotur në një pjesë toke që i përket burgut në distriktin Jalaun të provincës Uttar Pradesh, ndërsa më pas janë mbyllur nga zyrtarët e burgut, duke u mbajtur në burg për katër ditë. RK Mishra, zyrtar policor i burgut, tha se gomarët kanë dëmtuar disa bimë të vlefshme të cilat ndodheshin në parcelën e burgut. “Ne më parë i kishim paralajmëruar pronarët që t’i mbajnë larg prej këtu gomerët e tyre, por ata nuk ia vënë veshin këtij paralajmërimi. Për këtë arsye, ne i mbyllëm gomerët”, ka shtuar ai. Gomerët në burgun e Jalaunit u liruan, pasi një politikan lokal ka paguar dëmet e shkaktuara.

SHKARKO APP