Dënohet me 20 mijë euro gjobë për gërmën “K”!
Turisti 42 vjeç, që nuk ka asnjë precedent gjyqësor, u kap në flagrancë të krimit duke gdhëndur një gërmë “K” të madhe rreth 17 centimetra të gjerë dhe 25 të lartë me një gur të gjetur brenda Koloseut, në një mur me tulla.
I marrë në pyetje nga karabinierët, ai u dënua gjithashtu me katër muaj burg por me mundësi pezullimi. Që prej fillimit të vitit 2014, është turisti i pestë i Koloseut që sanksionohet për dëmtim të patrimonit kultural kombëtar. Të tjerët ishin dy australianë, babai me djalin, dhe dy adoleshentë njëri kanadez dhe tjetri brazilian.
Sipas të përditshmes “Il Messaggero”, pas këtij rasti, numri i kamerave të brendshme do të rritet për të vëzhguar edhe cepat më të fshehtë. Një autopalant i madh i vendosur në të hyrë do të tregojë në gjashtë gjuhë sjelljen që duhet mbajtur. Ndërsa tabelat në të hyrë do të japin informacionin mbi penalitetet e shkeljeve.