Dënohet me burg nëna që e martua me djalin dhe vajzën e saj
Një grua nga Oklahoma që është martuar me vajzën e saj, pasi e ka braktisur është dënuar me 2 vite burg. Patricia Ann Spann, 45 vjece u deklarua fajtore për veprën penale të incestit dhe pranoi martesën me vajzën e saj biologjike, Misty Velvet Dawn Spann, 26 vjeç. Nëna humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe u bashkua me të bijën në vitin 2014. Pasi u martuan në mars të 2016, ato u bënë të ligjshme, sepse lejoheshin celebrimet brenda së njëjtës gjini. Hetuesit zbuluan më vonë se Patricia ishte martuar më parë me djalin e saj. Ai ishte 18 vjeç më atë kohë dhe anuloi martesën prej akuzave të incestit në vitin 2010. Rasti me të bijën u zbulua nga Departamenti i Shërbimeve Njerëzore gjatë kontrollit të mirëqënies së fëmijëve. Sipas Oklahoman, Spann anuloi martesën në tetor të 2017 duke thënë se e kishin detyruar.