Dënohet me vdekje, pak para ekzekutimit ndodh e papritura
Marcellus Williams ishte i dënuar me vdekje, por katër orë para se ta ekzekutonin i ka ndodhur një mrekulli. Ai ishte dënuar për vrasjen e Felicia Gayle në vitin 1998, por guvernatori i Missouri me urgjencë ka ndalur injektimin e lëngut vdekjeprurës. Avokatët e të dënuarit kohë më parë kishin prezantuar në gjykatë dëshmi të ADN-së, që dëshmonin pafajësinë e tij. Në gjykimin e vitit 2001, ku i është shqiptuar dënimi me vdekje, thuhet se kishte therur 43 herë për vdekje gazetaren, e cila e kishte zënë duke mashtruar. Dënimi me vdekje është më i rëndi. Për atë është e rëndësishme që gjykimi të kryhet në mënyrën më të drejtë të mundshme”, ka thënë guvernatori i Missouri, Eric Greitens. Kështu, falë mungesës së provave dhe ADN-së, ata e shpallën të pafajshëm, duke e shpëtuar nga ekzekutimi.