Denoncimi i rrallë i burrit, e përdhunuan 3 gra njëkohësisht!

 

Një burrë është e pamundur të përdhunojë tre gra njëkohësisht, por anasjelltas një ngjarje e pazakontë në Afrikën e Jugut tregon se është e mundur.      

Policia e Afrikës së Jugut kanë hapur një hetim, pasi tre gra e rrëmbyen dhe e përdhunuan një burrë e më pas ia morën spermën e tij.

Burri 33 vjeçar është shprehur se gratë e kishin rrëmbyer duke e vendosur prapa një veture BMË dhe tërë kohën kanë mbajtur një armë drejt tij.

Ai shtoi se nuk arriti ereksion përpara se ta detyronin që të pinte “një substancë të panjohur”, dhe më pas e kanë përdhunuar atë individualisht dhe spermën e tij e kanë futur në një kuti.

Polici, Mncedi Mbombo është shprehur se në momentin kur mbërriti në stacionin e policisë, personi që bëri denoncimin ishte shumë i frikësuar.

“Kjo është me të vërtetë shumë konfuze për ne, sepse nuk kemi pasur kurrë një rast të tillë”.

“Ky burrë ishte plotësisht i vetëdijshëm por ishte shumë i tramatizuar”, u shpreh Mbombo.

Ka pasur edhe raste të rralla që një burrë të jetë përdhunuar nga ndonjë grua, por rasti në fjalë është vërtet specifik, sepse bëhet fjalë për më shumë se dy gra. 

SHKARKO APP