Dëshironi të dini sa ju do partneri? Shikoni temperaturën e majës së hundës së tij

Dashuria përshkruhet shpesh si një ndjenjë e ngrohtë, e paqartë në stomak. Por sipas psikologëve italianë, ata që kërkojnë romancë duhet të shpresojnë për një hundë të ngrohtë.

Disa ekspertë italianë kanë studiuar 44 burra dhe gra të cilët e kanë konsideruar veten shumë të dashuruar. Atyre u është matur temperatura në gjashtë pika të fytyrës së tyre, duke përfshirë edhe pjesën e sipërme dhe majën e hundës dhe rreth gojës.

Kur pjesëmarrësve iu kërkua të mendojnë për partnerin e tyre, maja e hundës u bë më e nxehtë se sa kur u kërkohej të mendonin për dikë tjetër. Temperatura e pjesës së sipërme të hundës gjithashtu u rrit, por më pak se maja.

Disa studime të kryera më parë kanë treguar se maja e hundës bëhet më e ftohtë kur njerëzit ndihen të stresuar ose të frikësuar.

SHKARKO APP