Dështon tentativa për krijimin e vaksinës kundër HIV, asnjë rezultat mbi të infektuarit

Prej kohësh shkencëtarët kanë punuar për të gjetur një vaksinë që të luftojë HIV Aids.

Së fundmi, Instituti Ndërkombëtar i Shëndetësisë ndaloi eksperimentin me një vaksinë të quajtur HVTN 702, pasi rezultoi se nuk ka asnjë ndikim tek personat e prekur nga kjo sëmundje.

Ky eksperiment po zhvillohej në Afrikën e Jugut ku u testua mbi 5 mijë persona, ndërkohë që rezultaten dolën negative.

Ekspertët shprehen të zhgënjyer por thonë se po vazhdojnë ende të punojnë për të krijuar një vaksinë të tillë.

Kjo vaksinë ishte një përmirësim i atij të mëparshëm, me shpresën se do të luftonte virusin.

U vendos të testohej në Afrikën e Jugut pasi është vendi me numrin më të madh të të infektuarve.

SHKARKO APP