‘Despacito’ kënga më transmetuar e të gjitha kohërave

Despacito e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee është bërë kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pasi u publikua. Hiti ka arritur 4.6 miliardë shikime në të gjitha platformat ku transmetohet muzikë duke kaluar këngën e Justin Bieper ‘Sorry’ e cila mbante titullin deri tani.

“Ajo çfarë po ndodh me këtë këngë është çmenduri,”-është shprehur Fonsi. “Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrinte të bëhej hit botëror. Kur po shkruaja tekstin thjesht mendoja që ti bëja njerëzit të kërcenin.”

Suksesi global i këngës së tij, që ka arritur të jetë nr.1 në 35 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, sipas 39-vjeçarit është bashkimi  i njerëzve dhe kulturave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është ajo që më bën krenar, pasi jetojmë në një kohë kur njerëzit duan që të na ndajnë duke ndërtuar mure.”

Swiss Digital Mobile Reklama
Luis Fonsi - Despacito ft. Daddy Yankee

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?