Dhëndri braktis dasmën, vjehrri i thotë se nusja duhet t’i japë makinës
Një dhëndër në Arabinë Saudite është larguar nga ceremonia e dasmës, pasi babai i nuses këmbëngulte që vajza e tij të lejohej që t’i jepte makinës. Ai kishte kërkuar që vajza e tij pas martesës të merrte patentë shoferi dhe një makinë. Arabia Saudite për herë të parë do të lejojë femrat që të ngasin makinën që nga qershori i vitit 2018. Dhëndri, i cili kishte rënë dakort për një pajë prej 10.600 dollarë që do të sillte nusja si edhe kishte lënë gruan që të vazhdonte të punonte pas martesës, ishte habitur nga kërkesa shtesë. Kërkesa e babit u bë vetëm pak minuta para se të fillonte ceremonia e dasmës sipas Al-Marsdit. Në këtë mënyrë dhëndri hodhi poshtë kërkesën dhe u largua duke lënë pas familjen e tij. Më vonë ai kërkoi nga kushërinjtë e tij që të organizion darkë për familjen e të fejuarës, por vetë nuk mori pjesë në festë.