Dhoma e fshehtë e avionëve – Ja arsyeja përse përdoret
Ndërsa shumë e kanë të vështirë të flenë gjatë fluturimeve të gjata, mund t’ju duket e habitshme që aeroplanët kanë një dhomë të fshehtë gjumi.
Kjo dhomë përmban shtretër të butë me mbështetëse prej pellushi në mënyrë që personat të ndihen të qetë e komodë gjatë fluturimit.
Shumë prej tyre madje kanë perde për të bllokuar dritën e jashtme.
Kjo dhomë gjumi është e njohur me një emër tjetër si “zona e pushimit të ekuipazhit” dhe është ekskluzive për ta.
“Zona e pushimit të ekuipazhit përdoret vetëm për të pushuar ekuipazhi, pasi ka rregulla që ekuipazhi duhet të marrë një periudhë të përshtatshme pushimi”, shprehet një stjuardesë.
“Kjo është për arsye sigurie, për t’i mbajtur ata të vëmendshëm në fluturime të gjata”.
“Është e vetmja dhoma sekrete në aeroplan, udhëtarët nuk e vënë re atë shumicën e kohës”, shprehet ajo.
Në fakt më parë ishte zbuluar dera sekrete e pilotëve për t’u larguar në rast emergjencash.
Ndërkohë që ekuipazhi gjithmonë tregon pasagjerët kur dalin nga urgjenca, nuk ka gjasa që ata do të përdorin të njëjtat vetë.
Ata me shumë gjasa do të dalin nga kjo dalje e fshehtë , me shumë gjasa për të parandaluar turmat e mëdha në daljet e tjera.