Diamanti i rrallë

Guri i çmuar, me formë thuajse perfekte oktaedrike, siç e përcaktojnë ligjet e kristalografisë për diamantet, ka përmasa 28.5 x 28, 4 x 24.2 milimetra, dhe sipas kompanisë ruse, “Alrosa”, e cila ka në zotërim minierën, klasifikohet në listën e diamantëve “transparentë”.

Diamanti i rrallë u gjet në minierën Mir, në Republikën Autonome të Sakha në Siberi. Po kjo minierë ka edhe rekordin e diamantit më të madh të gjetur ndonjëherë. Në vitin 1980 u gjet diamanti 342.5 karat, i quajtur “Kongresi i XXVI i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik”.

Deri në vitin 2009, punimet në këtë minierë kryheshin në qiell të hapur. Pas prekjes së diametrit prej 1.2 kilometrash, nisën gërmimet për hapjen e galerive, në ndjekje të gjurmëve të diamantëve.

 

SHKARKO APP