Diamanti që u ble 10 dollarë, doli të jetë me vlerë 350,000 dollarë

Një unazë me diamant të bardhë, pritet të dalë në shitje në një ankand në Londër më 7 korrik për 350,000 dollarë, megjithatë pronarja e saj në të vërtetë për të ka paguar vetëm 10 dollarë, pasi atë e kishte blerë në treg nga një tregtar. Diamanti i përket shekullit të 19-të e gjithashtu është një gur i çmueshëm dhe i rrallë, shkruan gazeta britanike Metro. Pronarja e saj nuk e kishte idenë për vlerën e unazës edhe pse në dorë po e mbante me vite të tëra. Jessica Wyndham, drejtoresha e një argjendarie në Londër që e përcaktoi vlerën reale të diamantit i cili ka 26 karat e që tani po merret me shitjen e saj në ankand, ka thënë se pronarja dëshiron të mbes anonim, e gjithashtu ka treguar se unazën e mban në dorë që prej 30 vitesh, por që asnjëherë nuk e kishte ditur vlerën e saj.

SHKARKO APP