Digjet foleja e lejlekëve, ndalet energjia në gjithë komunën
Rosomani ishte para dy ditesh shembulli i çudirave kolektive në Maqedoni. Djegia e folesë së lejlekëve ishte shkaku që e gjithë komuna mbeti pa energji elektrike për disa orë. Me folenë e lejlekëve janë djegur edhe kabllot elektrike të instaluara në shtyllën elektrike në atë vendbanim. “Normalisht, në kohën kur lejlekët shtegtojnë ne kujdesemi që të rinovojmë kabllot dhe instalimet elektrike dhe për t’i përgatitur për stinën e dimrit. Edhe foletë e lejlekëve i ndërrojmë duke vendosur fole te tjera që përpunohen nga nxënësit e shkollës së mesme elektroteknike në Veles. Ja që këtë vit, këta lejlekë janë në vendin e tyre ende, edhe pse është dashur të jenë duke shtegtuar”, thotë Atanas Kovaçevski nga EVN. Pas lokalizimit të problemit, është nderhyre dhe janë ndërruar pajisjet teknike të lidhur me shtyllën elektrike dhe kabllot përçuese.