“Diktatura e biçikletave” – Duhet të vërtetosh që s’ke makinë për të banuar në këtë bllok / Utrecht ndërton bllok banimi pa makina për 12 mijë njerëz

Qyteti ‚ciklistët të parët‘ i Utrecht-it po ndërton bllokun e parë të banimit pa densitet të lartë të makinave në Hollandë për më shumë se 12,000 njerëz, duke e bërë atë një nga më të mëdhatë në llojin e tij në botë.

Zona 24 hektarësh, e vendosur në mes të dy kanaleve në mes të qytetit, deri në vitin 2024 shpresohet të shërbejë për të ngritur reputacionin e Utrecht si kryeqyteti i biçikletave në Evropë.

Qyteti holandez ndërtoi korsinë e parë të biçikletave të Hollandës në vitin 1885 dhe vitin e kaluar zbuloi zonën më të madhe për biçikletat në botë, me hapësirë për të akomoduar 2.500 biçikleta të të gjitha formave dhe madhësive.

Blloku i ri pritet të strehojë 6000 shtëpi dhe 20,000 biçikleta. Banorët atje duhet të konfirmojnë një herë në vit se nuk posedojnë veturë ose përndryshe do të largohen nga blloku i banesave.

SCAN

Burimi: THE GUARDIAN

SHKARKO APP