Dikur e quanin përbindësh tani garon për Miss Univers

Një vajzë e re nga Malajzia që kohët e fundit është kthyer në objekt talljesh për shkak se trupi i saj është mbuluar me nishane, ka vendosur që të sfidojë torturuesit e saj, duke marrë pjesë në Miss Univers. Evita Delmundo, 20 vjeçe ka lindur me nishane të mëdhenj dhe të errët që i mbulojnë në të gjithë trupin dhe fytyrën. Shokët e klasës e cilësonin atë si përbindësh për shkak të pamjes, por pas përfundimit të shkollës së mesme ajo nisi që të fitojë besimin në vetvete dhe shokët nisën që ta pranonin falë edhe mbështetjes së nënës së saj, që ishte mësuese në atë shkollë. Zonjusha Delmundo, refuzon që t’i heqë nishanet me operacion, por pavarësisht kësaj ajo ka aplikuar që të marrë pjesë në Miss Univers Malajzia. “Nuk ishte e thjeshtë për mua. Jam tallur në shkollën fillore dhe fëmijët me thërrisnin përbindësh dhe kjo gjë ishte e rëndë për mua”.

 

SHKARKO APP