Dilema e verës – A mund të shkojmë me shapka në punë?
Bashkë me verën ka ardhur edhe dilema se çfarë mund të veshim në punë në këto temperatura te nxehta. Veshjet verore si shapka me gisht, pantallona dhe bluza të shkurtra është veshja që çdokush bën në stinën e verës por a mund ta bëjmë këtë veshje dhe në punë?
Psikologu i sjelljes ‘H&M Group’ Prof. Karolyn Mair thotë se veshja juaj në punë varet nga lloji i organizatës ku punoni.
“Këto veshje mund të vishen në industri më progresive siç është teknologjia, por nuk është e përshtatshme për kompanitë tradicionale të shërbimeve financiare” citon Mair.
Ajo që ne veshim është pjesë e identitetit tonë dhe një lloj komunikimi me të tjerët, pra sipas saj ne zgjedhim një veshje të caktuar në punë për t’u përshtatur me pjesën tjetër të kolegëve. Dhe kodet e veshjes mund të shihen si një formë e kontrollit social.
Megjithatë, duke qenë në gjendje të vishni rrobat tuaja për të punuar “tregon individualitetin tuaj” shton ajo, dhe në varësi të personalitetit tuaj, ajo mund të ndihmojë produktivitetin.
“Aftësia e zgjedhjes së veshjes që të duhet në punë është një mënyrë e mirë për të treguar identitetin e tyre. Po për njerëzit të cilët duan të jenë individualë veshja uniforme nuk është dobishme” tregon Mair.
Por a është e përshtatshme kjo lloj veshje për të pasur shëndet të mirë dhe siguri në punë?
Avokatja e punë Vanessa Bell paralajmëron se shëndeti dhe siguria gjithmonë vijnë së pari, dhe veshja duhet të përshtatet me punën. Në një vend ndërtimi do të ishte me e hijshme të visheshin këpucë mbrojtëse.
Në zyrë është më fleksible të bësh një veshje verore me elementët e mësipërm por punonjësit duhet të jenë të vetëdijshëm për kodin e veshjes ose ata rrezikojnë të disiplinohen, paralajmëron ajo.
‘Gjithashtu kujdes duhet të bëjnë edhe punëdhënësit’ thotë Bell kur caktojnë kodin e veshjes për burrat dhe gratë sepse do të bëhej një diskriminim seksual nëse për burrat kodi i veshjes do të ishte me kostum, këmishë me mëngë të gjata dhe kravatë ndërsa gratë të veshin rroba të lehta verore.
SCAN