Disa tekste të shkurtra që prindrit nuk i kuptojnë

Sot komunikimi është bërë më i thjeshtë për të gjithë me ndihmën e smart phone-it, tabletit apo edhe lap topit. Përdorues të rregullt të tyre janë edhe fëmijët të cilët për të mbajtur të fshehtë bisedat mes miqëve ndaj prindërve përdorin shkurtime fjalësh dhe shprehjesh.  Prindërit mendojnë se i kanë nën vëzhgim fëmijët, por këta të fundit kanë mësuar shumë mirë të fshihen.  Më poshtë do t’ju tregojmë disa prej shprehjeve që përdoren shpesh

99 – prindrit janë larguar

KMS/ KYS – (kill myself/ kill yourself) do vras veten/ vri veten

MOS- ( mom over shoulder) kam mamin mbi kokë

9 AND CD9- kam prindrit pranë

WTTP- (want to trade pictures) dua të shkëmbejmë foto etj…

Keto janë kryesisht shprehje që përdoren në vendet anglisht-folëse, por duhet patur parasysh që në Shqipëri mësimi i gjuhës angleze po futet që në ciklin parashkollor, në këtë mënyrë dhe ne nuk mbetemi mbrapa si përdorues të tyre. Shkurtime shprehjesh dhe fjalësh padyshim ka edhe në gjuhën tonë, ndaj nëse shikoni disa shkronja që në dukje nuk kanë kuptim, në të vërtetë mbartin një domëthënie të rëndësishme dhe nuk duhet t’i shpërfillni. Gjithashtu kujdes duhet patur dhe ndaj emojive, ato nuk dërgohen asnjëherë rastësisht por për të përcjellë një mesazh të fshehtë.

SHKARKO APP