Dita më e nxehtë në botë regjistrohet në Kuvajt

Temperaturat në Kuvajt kanë arritur deri në 54 gradë celsius gjatë kësaj jave, duke e bërë ditën e enjte, ditën më të nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në botë. Temperatura rekorde është regjistruar në Mitribah të Kuvajtit të enjten. Ndërsa dje Iraku ishte i nxehtë gati sa planeti Merkuri, 53.9 gradë Celsius. Analisti i motit Nagham Mohammed pret që temperatura të mbërrijë afër 49 gradë celsius në Basra në ditët e ardhshme, ndërsa në Baghdad deri në 45 gradë celsius. Historiani i motit, Christopher C. Burt thotë se kjo temperaturë e regjistruar në Kuvajt është “temperatura më e nxehtë e regjistruar nganjëherë në tokë”. Të mërkurën temperaturat në Baghdad ka mbërritur deri në 51 gradë celsius, ndërsa 53C në Basra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?