Dizajni i ekranit/ Shfaqen pamjet e Samsung Galaxy S9 (Foto)
Një sërë skemash që supozohet të jenë zyrtare dhe të cilat tregojnë dizajnin e Samsung Galaxy S9 kanë rrjedhur në internet; tashmë janë marrë dhe janë kthyer në dizajne jozyrtare.
Dizajni tregon edhe kornizat më të ngushta të ekranit, të cilat duhet të çojnë në raportin e ekranit përballë trupit në frontin e telefonit afërsisht në 90%. Ne gjithashtu mund të shohim në panelin e pasmë një aparat fotografik me një sensor dhe me një skaner të gjurmëve të gishtërinjve poshtë tij, duke vënë në gjumë thashethemet e një skaneri në ekran për Galaxy S9.
Gjithashtu mund të shihet një port kufjesh 3.5mm, së bashku me portin USB të tipit C.
Dizajnet janë marrë nga @Samsung_News dhe tregojnë të njëjtin dizajn, edhe pse ne gjithashtu shohim Galaxy S9 + me dy kamera.