Djali “gjeni” rrëfen me detaje për jetën e mëparshme në Mars

Një gjeni nga Rusia beson se ka jetuar përpara në planetin Mars dhe prindërit e tij e besojnë. Cështja kurioze e Boriska Kipriyanovich, sot 20 vjeç vazhdon për ekspertët. Fillimisht ai mori vëmendjen e teoricienëve të konspiracionit dhe besimtarëve të Epokës së Re në vitin 2008, pasi ishte pjesë e dokumentarit: “Boris, djali nga Marsi”. Që prej fëmijërisë, ai u tregonte ekspertëve detaje rreth jetës së tij të mëparshme, e cila u shkatërrua nga lufta dhe katastrofa bërthamore. Boris beson se ishte pilot dhe udhëtoi për në tokë, ku u rilind në 1996. 20-vjeçari nga Rusia u bë i famshëm, pasi ka shfaqur inteligjencë më të lartë se mesatarja duke lexuar, shkruar dhe folur në 18 muajt e parë të jetës.

SHKARKO APP