Djali i propozon të dashurës me picë: Do martohesh me mua?
Një i ri ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një propozim martese të pazakontë.
Adam Eaglefield i propozoi të dashurës së tij Rebecca Woodall më 13 shkurt me atë që duket si një pica me proshutë dhe ananas. Forma e pikëpyetjes në picë është bërë përmes proshutës.
Ndërsa pyetja e famshme ishtë shkruar në kapakun e kutisë së picës.
Edhe pse aspak e zakonshme Adam mendoi se ishte një gjetje pasi ata të dy kishin konsumuar një pica në takimin e parë në shtator të vitit 2017.
Çifti porosiste pica përherë në të njëjtin vend prej momentit të transferimit në Bracknell, Berkshire, në prill të vitit 2018.
E madje duket se stafi i picerisë është treguar shumë entuziast në përgatitjen e picës për klinentët e rregullt.
Kur erdhi edhe dita e madhe, Rebecca u befasua kur ngriti kapakun për të gjetur një mesazh në pjesën e brendshme të kartonit, ku shkruhej:
Rebeka, a do të martohesh me mua?”
Pastaj u kthye dhe gjeti Adamin ulur në gjunjë pas saj duke mbajtur një unazë.
Çifti ka qenë një fans i zjarrtë i rrjetit të picerive Domino që po ashtu u shprehën të lumtur që mundën t’i ndihmonin në një moment kaq të veçantë.