Djali pa hundë vdes në moshën 2-vjeçare

Eli Thompson, fëmija i lindur pa hundë ka vdekur në moshën 2-vjeçare. Babai i tij, Jeremy Finch tha se djali i tij u shpall i vdekur në Qendrën Mjekësore të Springhill në Mobile, Alabama të shtunën në mbrëmje. Ai sapo kishte festuar ditëlindjen më 4 mars raporton Al.com. Eli ka lindur para kohe dhe pa hundë, një gjendje e quajtur arhinia. Ajo është shumë e rrallë dhe prek një në 197 milionë të fëmijë. 2-vjeçari duhet t’i nënshtrohej një traketomie kur të mbushte 5 vjeç, raporton Daily Mail.

 

SHKARKO APP