Djali që çuditi botën, rrotullon kokën 180 gradë

Një 14-vjeçar ka mahnitur botën me aftësinë e tij për të kthyer kokën 180 gradë. Muhamed Sameer nga Pakistani përdor duart e tij për të rrotulluar kokën mbrapa, duke parë pas kurrizit të tij.  Adoleshenti tani po shpreson se aftësia dhe fleksibiliteti i tij i pabesueshëm do t’i japin mundësinë që të luajë filma në Hollywood. Muhamed është frymëzuar nga një aktor në një film horror. “Kam qenë 6, ose 7 vjeç kur pashë një një aktor në një film horror që ktheu kokën pas dhe shikonte mbrapa kurrizit”, u shpreh ai. “Më ka magjepsur. Fillova të praktikohesha dhe brenda disa muajsh isha në gjendje që ta realizoja”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?