Djali thyen tabutë, myslymani i parë që martohet me një mashkull
Një djalë homoseksual nga West Midlands është bërë myslymani i parë që është kurorëzuar me një martesë të të njëjtit seks.
Jahed Choudhury është ndjerë shumë i braktisur pasi nuk u pranua nga njerëzit për shkak se ishte homoseksual madje u dërgua në një pelegrinazh fetar për të ndryshuar orientimin e tij seksual. 24-vjeçari e ka vuajtur shumë bulizmin derisa dy vite më parë takoi dashurinë e jetës së tij Sean Rogan.
19-vjeçari u fut shumë shpejt në jetën e tij dhe tani u martuan në një ceremoni në Walsall, të dy të veshur me rrobat e dasmës tradicionale të Bangladeshit.
Megjithatë, pavarësisht lumturisë së tyre, çifti ka marrë kërcënimeve me vdekje.
Choudhury, i rritur në një familje tradiconale, tregon se ishte “delja e zezë e familjes”, pasi homoseksualizmi është një tabu kulturore në atë zonë. Ai është i pari myslyman i martuar me një mashkull tjetër.