Doni të bëheni të pasur, mos bëni Master për Biznes!

Nëse dëshironi të bëheni i pasur, atëherë nuk duhet të paguani kurrë për të bërë një master në Biznes. Prestigjozja “Busines Insider” vjen më një artikull tepër interesant ku shpjegon dhe rëndësinë  e një masteri, kryesisht në Biznes. Ajo që theksohet është përfundimi i shumë profesorëve, apo autorëve të mirënjohur mbi profesionin e ëndrrave. Përfundimi i të cilëve shpreh se: Vetëm një punë, asnjëherë nuk do t’ju bëj të pasur.

Nëse dëshironi që të arrini në një pikë  ku të ardhurat tuaja të jenë të larta, atëherë duhet të siguroni që të ndërtoni një burim të ardhurash fikse. Nëse ju bëheni aq profesionist sa të mund t’ju paguajnë për çdo orë që ju shpenzoni në disa punë (profesione) atëherë padyshim që ju do të krijoni të ardhura standarde.

Për shembull shumë menaxherë, janë milionerë dhe realisht nuk u është dashur të kenë patjetër një master në Biznes për të zotëruar një post të atillë. Eksperiencat dhe aftësia e tyre praktike kanë qenë faktorët kryesorë që i kanë bërë ata të pasur.

V.TH

SHKARKO APP