Donin të imitonin foton e marrë nga interneti, çiftit i del situata nga kontrolli
Në raste fejesash çiftet mundohen që të bëjnë ndonjë set fotografik për të kujtuar gjithmonë momentin e tyre të veçantë.
Pikërisht këtë bënë edhe Alyssa Snodsmith e Collin Hewett, të cilët bashkë me një mikun e tyre fotograf dolën në natyre për të shkrepur disa foto me unazën në gisht.
Pas një lidhjeje prej 3 e gjysmë vitesh, Collin u ul në gjunjë dhe e pyeti Alyssa-n nëse donte që ta kalonin pjesën e mbetur të jetës bashkë.
Gjithsesi në kështu rastesh të gjithë duan të jenë të veçantë, kështu që ata gjetën diçka në internet që ju përshtatej më shumë me personalitetin. Ata zgjodhën një foto të bërë nga një çift që ndodheshin të ulur mes barit në Bend, Oregon, tetorin e kaluar.
Por, kjo foto përfshinte edhe një shishe shampanjë.
Ndërsa Collin bëhej gati t’i hidhte shampanjën në gojë të fejuarës, situata i doli nga kontrolli dhe për pak sa nuk e ‘mbyti’.
Duke folur për BuzzFeed, Hewett u shpreh:
Po super hezitoja gjatë gjithë kohës dhe pastaj nisa ta derdhja. Por si duket e ktheva më shumë seç duhej.”
Pas këtij incidenti të tre filluan të qeshnin me të madhe.
Alyssa shton:
Po qeshnim me lot. Fotografi ynë ra në tokë se po qeshte aq shumë sa nuk e mbajti dot më vete. Gjithsesi arriti që të na i bënte disa foto.”