Drejtori çon tanke në shkollë për të “motivuar” nxënësit

Për të motivuar studentët që të mësojnë shumë dhe të luftojnë për të ardhmen e tyre, një shkollë private në Kinë coi dy tanke.

Shkolla në qytetin Hebei është e rreptë dhe drejtori i shkollës kërkon që studentët e tij të dalin më të mirët në vend për provimet e maturës.

“Tanket janë blerë për arsim patriotik dhe mbrojtja kombëtare do të përfshihet në programin tonë shkollor. Shpresojmë që mësuesit e nxënësit të pajisen me shpirtin luftarak, që të mos tremben nga sakrificat e vështirësitë, por të fitojnë me çdo kusht”, tha Guo Hong për mediat kineze.

Masa e shkollës ka hapur debat në rrjete sociale megjithatë, duke pasur parasysh se stili aktual i arsimit ka vendosur disiplina të rrepta ushtarake për studentët. Sipas drejtorit të shkollës, të dy tanket, një tip 69 dhe një tip 62, kanë marrë pjesë në beteja të vërteta në të kaluarën.

SHKARKO APP