Drerët në panik ‘fluturojnë’ drejt vdekjes
Disa drerë në panik kanë ‘fluturuar drejt vdekjes’ së tyre duke u hedhur nga urë përpara shoferëve të tronditur.
Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në Cedar Rapids, Uashington.
Në një video të realizuar nga Catherine Veerhusen, e cila po udhëtonte së bashku me bashkëshortin e saj, shihen drerët që vrapojnë mes përmes autostradës duke kapërcyer mbi urë, më pas zhduken nga shikimi.
Incidenti tragjik bëri që të gjitha kafshët të ngordhin për shkak se ranë nga një lartësi e madhe.
Veerhusen ka postuar edhe një fotografi të drerëve të ngordhur në tokë.
Besohet se sezoni gjuetisë së drerëve të ketë shkaktuar panik tek tufat e çorientura.
“Duket sikur po përpiqeshin të kalonin dhe nuk dinin se ku të shkonin,”-tha Ron Lane, një oficer i Departamentit të Burimeve Natyrore