Duan ta quajnë djalin “Ujk”, zyra e gjendjes civile nuk pranon
Nëse keni një fëmijë të sapolindur dhe jeni në dilemë për t’i vendosur emrin, emri “Lobo” në shqip “ujku” nuk është aspak një ide e mirë, sigurisht nëse jetoni në Spanjë. Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur një çifti të ri në Francë, të cilët dëshironin ta quanin djalin e tyre “Ujk”, po punonjësja e gjendjes civile nuk ka pranuar ta regjistrojë fëmijën më ketë emër. Çifti nuk ka pranuar ta lërë me kaq këtë çështje, ata kanë nisur një peticion online që deri tani ka marrë 2 mijë firma për të kërkuar të drejtën e tyre. “Ne i duam shumë këto kafshë: Ujqërit janë unikë në karakterin e tyre dhe me shumë karakter. Duam ta quajmë kështu djalin tonë dhe synojmë ta rrisim me vlerat e respektit, barazisë, sensin e drejtësisë dhe dashurinë për kafshët”, është shprehur babai i vogëlushit Nako Javieere. Zyra e gjendjes civile në Fuenlabrada e ka cilësuar Emrin Ujku si fyes, pasi në të ardhmen mund të paraqesë vështirësi për djalin. Por pas protestës së prindërve, ata e kanë ndryshuar versionin e tyre, duke thënë se Ujku është një mbiemër shumë i zakonshëm dhe mund të shkaktojë konfuzion.