Dy të moshuar kapen me 60 kg marihuanë “dhurata për Krishtlindje”
Kuriozitete E Martë, 20 Korrik 2021 04:28
Një çift të moshuarve është kapur me 60 kilogramë marihuanë gjatë një kontrolli të zakonshëm trafiku. Patrick Jiron, 80-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Barbara Jiron 83-vjeçare, janë arrestuar në Nebraska dhe kanë thënë se drogën do ta shpërndanin si dhurata për Krishtlindje. Droga u është gjetur nëpër qese në makinën e tyre Toyota Tacoma. Marihuana e nivelit të lartë vlerësohet se në tregun e rrugëve kushton 336 mijë dollarë.