Dy të rinjtë “bashkojnë” Kosovën dhe Serbinë përmes një hamburgeri

Çfarë mund të bashkojnë dy vende që kanë armiqësi dhe konflikte politike me njëra-tjetrën? Ndoshta arti, kultura, sporti, por edhe ushqimi. Rëndësinë e kësaj të fundit e kanë kuptuar më së miri dy të rinj, të cilët kanë menduar të lidhin Prishtinën me Beogradin, thjesht përmes një hamburgeri të shijshëm. Ata kanë përgatitur hamburgerin me gjysmën e mishit nga Kosova dhe gjysmën tjetër nga Serbia. Pasi konsumojnë hamburgerin, ata e mbyllin videon me fjalët: “Në fund të ditës harrojeni politikën, shijoni ushqimin që u bë në Kosovë e në Serbi”.

SHKARKO APP