Dy toreadorë sulmohen nga demi, në gjendje kritike për jetën

Dy toreadorë janë plagosur rëndë gjatë një festivali spanjoll, pasi u sulmuan nga i njëjti dem. Spanjolli Juan Miguel dhe francezi Andy Younes po performonin me demin në Plaza de Toros de Las Ventas në Madrid përballë spektatorëve të tmerruar. Fillimisht është sulmuar Miguel, i cili ka marrë një goditje të rëndë në qafë dhe kofshë. Goditja ishte aq e rënda saqë toreadorit iu pre gjendra e teroideve. Më pas u plagos Younes, i cili shkoi aty për të qetësuar demin. Demi e goditi atë në të dyja këmbët si edhe në kokë. Ai pësoi një dëmtim të rëndë në tru ndërsa ra në tokë. Ata u dërguan menjëherë në albulancën e plzhit dhe iu nënshtruan një operacioni urgjent. Më pas janë dërguar në spitalin e pitalin e qytetit San Francisco de Asis, në gjendje të rëndë për jetën.

YouTube player

SHKARKO APP