E dini çka ndodhur me Murin e Berlinit?
Muri i Berlinit, simboli i një Gjermanie të ndarë dhe një bote të pasluftës, e ndarë mes bllokut perëndimor dhe atij lindor shënon saktësisht 28 vjet, dy muaj dhe 26 ditë që pas shembjes së tij, ekuivalente me kohën gjatë së cilës ai qëndroi i ngritur. Sot, Muri i Berlinit shënon po të njëjtën gjatësi kohe që nga momenti i shembjes së tij, me atë gjatë të cilës ai ka qëndruar i ngritur. Gjermania Lindore komuniste fillojë ta ndërtojë Murin e Berlinit, më 13 gusht 1961. Në mënyrë efektive, ky mur, vulosi ndarjen e Berlinit Perëndimor nga Berlini Lindor dhe zonat përreth Gjermanisë Lindore. Muri i Berlinit u shemb mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, duke i hapur rrugën ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor 1990.