E gjithë lagjia mëson gjuhën e shenjave për të folur me shurdhmemecin
Një video prekëse qarkullon, duke treguar momentin prekës, kur një lagje e tërë ka mësuar gjuhën e shenjave për të komunikuar me një djalë shurdhmemec.
Muharrem habitet pafund teksa shëtit me motrën e tij dhe të gjithë njerëzit që takon e përshëndesin me shenjat e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Stamboll, Turqi dhe kur ai shkon në një dyqan shitësi e përshëndet me gjuhën e shenjave, edhe një grua i kërkon atij falje në gjuhën e shenjave, edhe taksisti përshëndet ‘hello’ me gjuhën e shenjave dhe në fund një grup i madh njerëzish e përshëndesin atë me gjuhën e shenjave, duke e përlotur.