E pabesueshme! Kobra ndihmon dy qenushët që kishin rënë në pus

Dëgjojmë shpesh histori të mahnitshme rreth botës shtazore, dhe sa më e rrezikshme një kafshë të jetë, aq më e pabesueshme bëhet historia.

Por të gjitha llojet e krijesave kanë treguar se mund të jenë të ndjeshme dhe të përgjegjshme. I tillë është edhe rasti i një kobre dhe dy qenushëve të vegjël në rajonin Punjab, Indi.

Dy qenushë të vegjël kishin rënë aksidentalisht në një pus. Por pusi ishte aq i thellë sa qenushët nuk arrinin të dinin vetë. Pronari i tyre e vuri shpejt re se qenushët ishin zhdukur pas lehjes së pandërprerë të nënës së tyre.

Ai shikoi poshtë në pus dhe pa një nga skenat më të frikshme të jetës së tij. Një kobra rrinte pranë dy qenushëve. Por çuditërisht, gjarpri i rrezikshëm nuk i kërcënoi ata në asnjë moment.

Madje dukej se ajo po i mbronte ata që të mos kalonin në anët e mbushura me ujë. Në fund dy qenushët arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga pusi ndërsa Kobra u dërgua nga autoritetet në pyll dhe u la e lirë.

Kjo histori dëshmon edhe një herëse edhe krijesa më e rrezikshme në tokë e di se çdo të thotë të ndihmosh një qenie tjetër njerëzore kur është në rrezik.

SHKARKO APP