E pabesueshme në Hungari! Groposin arkivolin në mes të stadiumit VIDEO
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin hungarez të futbollit.
Tifozët e skuadrës Pecsi MFC kanë vendosur të “varrosin” Federatën Hungareze të Futbollit.
Ata kanë groposur një arkivol në fushën e blertë me emrin e federatës në shenjë proteste.
Skuadrës së tyre nuk i është dhënë licenca për t’u regjistruar në Kategorinë e Parë, por përveç kësaj nuk e kanë regjistruar as në kategorinë e dytë.
Tashmë ekipi i Pecsi duhet të kalojë në Ligën e Tretë.
Të njëjtin fat e kanë pasur edhe 5 skuadra të tjera.