E përplasi një ditë pasi e bleu

Në mbarë botën ekzistojnë vetëm 375 modele të tilla.

Por pronari i këtij McLaren P1 2015, që kap 100 kilometra në orë për vetëm 2.8 sekonda, e shkatërroi supermakinën një ditë pasi e bleu.

Ai u përplas në një nga rrugët e Dallasit në SHBA.

Hetuesit thanë se ai e përplasi makinën pasi një nga gomat ra në një gropë të mbushur me ujë.

Shoferi dhe një pasagjere 24- vjeçare u plagosën në aksident, por pa plagë vdekjeprurëse.

Çmimi i kësaj makine nis nga 1.15 milionë dollarë.

SHKARKO APP