“E Premtja 13,” e treta e këtij viti: ç’domethënie ka?!
Çdo vit, të paktën një e premte është më datën 13.
Por sivjet, me të premten e ditës së sotme, kanë qenë tri të tilla.
Njëra, në shkurt, tjetra në mars, dhe sot 13 nëntor, është e premtja e fundit me këtë datë fundit.
Pra, sivjet ka qenë pasur më shumë të premte që përkojnë me datën 13.
Këtë ditë shumëkush në botë e konsideron si ditë noprane, e pafat, dhe shumëkush i frikohet asaj.
Lidhur me frikën ndaj kësaj dite tregon edhe emërtimi saj si fobi: Paraskevidekatriaphobia.
Emërtimi fobi vjen nga gjuha greke dhe ai do të thotë ”shqetësim vogël”. Rrezikun real apo besëtytninë e rëndomtë nga kjo ditë e “tmerrshme” dhe “misterioze” shumëkush ka dëshirë ta kapërcejë, nëse mundet.
Legjendat, mitet, numerologjia, të gjitha këto duan ta bindin njeriun se mu në ditën e sotme, të premtes 13, ndodhin situata të çuditshme me parashenja negative.
Rrëfimet, të nxehura me shekuj, datojnë që nga vitit 1307 kur qenë vrarë kalorësit templarë.
Historia e re shënon se në këtë ditë, në vitin 1927 ka ndodhur përplasja më e madhe në bursë me ç’rast shumë brokerë të dëshpëruar kërcyen nga dritarja në ndërtesën “Ëallstreet-it” .
Edhe koha moderne merret me këtë datë dhe sipas disa shifrave, 10 milionë njerëz vuajnë nga fobia “Premte, 13.”
Sot, e premte 13?
Një mot shumë i bukur në Tiranë dhe Prishtinë, me një diell pranveror. Edhe një ndeshje futbolliste ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, pra duket si ditë feste.