E puthi Papa, foshnjës i zvogëlohet tumori

 

Gazeta “Bild” shkruan se një foshnjë 1-­vjeçare, e cila ka lindur më një tumor në tru, është përmirësuar ndjeshëm, pas puthjes që i dha Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Filadelfia.

Sipas mjekëve, Gianna e vogël ka pak shpresa për t’ia dalë, pasi ajo është prekur nga një tumor i rrallë, për të cilin nuk ka trajtim. Por prindërit e vogëlushes, amerikanët Joey dhe Kristen Masciantonio, vizituan një paradë të Papës në Filadelfia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ati i Shenjtë ia hodhi sytë krejt papritur foshnjës, u ndal dhe e puthi në mes të kokës. Pas kësaj puthjeje, duket se ndodhi mrekullia, pasi sipas mjekëve, tumori ka nisur të tkurret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur bënë skanimet këtë muaj, prindërit nuk u besonin syve, pasi tumori ishte zvogëluar aq shumë sa mezi dukej. Babai i vajzës është i bindur se bëhet fjalë për një mrekulli.

Nëna e saj thotë: “Ajo po bëhet çdo ditë më mirë. Arrin të puthë dhe tregon gjërat me gisht”.

A e shëroi Papa vajzën e vogël?! Edhe pse asgjë nuk është ende e sigurt, Gianna ka nisur rrugën drejt rimëkëmbjes dhe shpreson për një jetë normale. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?