E rrallë! Akullorja që shkrihet shume ndadalë!


Shkencëtarët nga Universiteti i Edinburgh dhe Ai në Dunas kanë zbuluar një proteinë e cila e bënë akulloren më rezistuese ndaj shkrirjes, duke bërë që ajo të qëndrojë më gjatë. Kështu kjo proteinë së bashku me ajrin, yndyrën dhe ujin krijojnë një masë që akullorja të jetë më e qëndrueshme. Kjo proteinë e njohur si BslA është prezente edhe në ushqimet natyrale, kështu që zbulimet tregojnë se për ta krijuar këtë proteinë duke përdorur një baterie e cila ka ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut. Dhe nëse jeni i dhënë pas shijes së akulloreve, mos keni frikë sepse shkencëtarët kanë siguruar se ajo nuk do të ketë ndikim në shijen e saj. Kështu ky përbërës do të lehtësojë shumë punën e transportimit të akulloreve, pasi prodhuesit nuk kanë nevojë për ta bartur atë më friza të cilët edhe mund të jenë të kushtueshëm. Por e keqja e krejt kësaj është se ajo do të dalë në treg në tre apo pesë vitet e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

SHKARKO APP