E rrallë, lind kotelja me dy fytyra

Një ngjarje e rrallë ka tronditur një fermer, macja e tij ka lindur një kotele me dy fytyra.

Ngjarja ka ndodhur më 17 shtator në Longqiao, Kinë. Por fatkeqësisht kotelja e vogël ka ngordhur vetëm dy ditë më vonë.

Liu, pronari i maces tha se familja dhe fqinjët e tij ishin sa të befaquar aq edhe të lumtur nga ardhja në jetë e koteles, që kishte katër sy, dy hundë dhe dy goja.

Macja e tij solli në jetë tre kotele ndërsa dy të tjerat ishin shumë të shëndetshme.

Ekspertët pohuan se macja kishte pësaur mutacion gjenetik gjatë zhvillimit të fetusit. Macet em dy fytyra zakonisht nuk jetojnë gjatë .

YouTube player

SHKARKO APP