E rreh dhe i hedh piper në sy burrit, lëshoi gazra në shtrat
Kuriozitete E Diel, 18 Prill 2021 10:22
Një grua amerikane ka dhunuar bashkëshortin e saj pasi ky i fundit, në kohën që ishin shtrirë në shtrat për të fjetur, kishte nisur të lëshonte gazra. Policia e Floridës ka arrestuar gruan, e cila fillimisht e kishte goditur me bërryl në krah burrin për ta paralajmëruar që të mos vazhdonte më me gazrat. Pasi burri nuk ia kishte vënë veshin, 55-vjeçarja e kishte gërricur në gjoks e më pas i kishte hedhur spraj me piper në sy.