E tmerrshme, në fytyrën e kësaj gruaje jetonte një krimb
Pasi një udhëtimi në Rusi, ku e pickuan shumë mushkonja, një grua 32-vjeçare e cila zgjodhi të mbetet anonime, vuri re një pjesë të ngritur në lëkurë. Pjesa e ngritur u identifikua si një krimb i gjallë.
Gruaja dokumentoi gjithçka përmes fotove. Në fillim, një gungë e vogël, thuajse e padukshme, poshtë syrit të majtë. Pesë ditë më vonë, gunga u zhvendos sipër syrit të majtë. Dhjetë ditë më vonë, u vendos në buzë ku shkaktoi enjtje të dukshme. Përveç djegies, enjtjes dhe kruajtjes, 32-vjeçarja nuk deklaroi asnjë simptomë tjetër.
Dy javë më vonë, ajo u takua me një oftalmolog për të zbuluar ç’nuk shkonte. Duke përdorur gërshërë kirurgjie, mjeku arriti ta nxjerrë krimbin jashtë. Gruaja është shëndoshë e mirë. Bëhej fjalë për një krimb parazitik që quhet Dirofilaria repens dhe është i neveritshëm.
Paraziti iu transmetua gruas përmes një mushkonje dhe zakonisht prek qentë, macet dhe gjitarët e egër. Në raste të rralla mund të transmetohet tek njerëzit. Në 2011-n, kërkuesit numëruan 400 raste të raportuara. Kur nuk trajtohet, mund të udhëtojë drejt mushkërive dhe të shkaktojë probleme si ethe, dhimbje kraharori dhe kollë.
Shumica e kalimeve tek njeriu kanë ndodhur në Europë, Afrikë, Indi dhe Azi.
Burimi: Cosmopolitan UK