”E urrej emrin tim, e sidomos kur mendojnë se jam vajzë”
Një prej aktorëve më seksi të Hollywood, por emri i tij i famshëm mund të rezerovojë radha të gjata për autografe, Jude Law tregon që ka hasur shumë probleme nga ky fakt.
Aktori 43-vjeçar është ftuar në emisionin “Friday night’s Graham Norton Show”, ku ka treguar se është e vështirë të rritesh me një emër vajze në Britaninë e Madhe.
Jude(Xhudi) është shprehur se në konkurset e tij si aktor gjithmonë regjistrohej si vajzë në aplikimet e këtij lloji, madje një herë është regjistruar në konviktet e vajzave vetëm sepse kështu tingëllon emri i tij, si një emër vajze.
“Më regjistruan në një konvikt vajzash kur isha 17 vjeç dhe në atë kohë po hasja probleme me dokumente të ndryshme për shkak të emrit tim. Tashmë duket emër skenik por dikur e urreja, të gjithë talleshin me mua”, tregon Jude Law duke qeshur.