Ecte 18 km për të shkuar në punë, ja si e surprizojnë kolegët
Trenton Lewis ka bërë çdo ditë nga 18 km në këmbë për të arritur në punë. Dhe 21 vjeçari e ka bërë këtë gjë për 7 muaj. Ai nuk i tregoi askujt për këtë gjë dhe asnjëherë nuk kërkonte justifikime, sidomos kur bëhej fjalë për sigurimin e vajzës së tij 14 muajshe, Karmen. “Krenaria ime është e fortë. Çfarëdo lloj gjëje që ajo ka nevojë, unë jam personi që duhet t’ia siguroj”, tha ai për CNN. Por punonjësit e tjerë arritën që ta zbulonin. Dhe javën e kalur ndërmorën një gjest shumë të rrallë. Ata i kërkuan Lewis që të vinte në një mbledhje të shkurtër sindikale. Kur u shfaq në mbledhje fytyra e tij u ndryshua komplet. Nga habia kaloi në një buzëqeshje mirënjohëse, pasi kolegët e tij i dhanë çelësat e një makine të re.”Unë isha shumë i emocionuar. Zemra ime po shpërthente”, tha ai. Kur Lewis filloi të punonte në UPS nuk kishte mjet për të shkuar dhe për tu kthyer nga puna. Çdo mëngjes ai ecte në këmbë për të shkuar në punë dhe ia mbajti të fshehur të gjithëve.
https://www.facebook.com/mr.fstephens/videos/10156013531129544/