“Edhe ne kemi zemër”, historia e zonjës të sëmurë i prek hajdutët, i kthejnë makinën

Një histori shumë ndryshe nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë ka ndodhur në Itali. Hajdutët i kishin vjedhur makinën një gruaje të cilës vetëm pas pesë ditësh ja kthyen asaj përsëri.

Gjithashtu ata kishin shkruar dhe një letër ku i kërkon ndjesë asaj.

Maria Elena Barile-s, cila vuan nga skleroza e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Pas kësaj, e bija Rita Damiani bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënës së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”

Kjo histori i preku hajdutët të cilët më pas e kthyen makinën ku i lanë dhe një letër.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Ju kërkojmë ndjesë nga zemra, hajdutët”– shkruhej në letër.

SHKARKO APP