Ekspertët thirrje prindërve: Mos e hidhni dhëmbin e qumështit të fëmijëve
Dhëmbët janë element i rëndësishëm për jetën e secilit, dhe sa më të shëndetshëm aq më mirë.
Shumë fëmijë kanë frikë që ta heqin një dhëmb, dhe prindërit mundohen që ta bindin përmes formave të ndrsyshme.
Dhe pas heqjes, dhëmbi rëndom hidhet.
Por, sipas profesores Sara Rankin, biologe në Imperial College London, dhëmbët e bebeve janë një shpresë e vërtetë në luftën kundër sëmundjeve.
Kjo për shkak se dhëmbët e qumështit përmbajnë qeliza burimore që mund të shumohen dhe të përdoren për të luftuar kundër shumë sëmundjeve.
Sot, këto qeliza mund të përdoren për të trajtuar kancerin, përfshirë leuçeminë, sëmundjet e gjakut dhe madje ka edhe prova klinike që synojnë të vlerësojnë mundësinë e riparimit të indeve të zemrës pas një sulmi në zemër.
Ishte Songtao Shi, një dentist në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA në Bethesda, Maryland, i cili së pari bëri lidhjen midis qelizave burimore dhe dhëmbëve të bebeve.
Kur vajza e tij 6-vjeçare dhe miqtë e saj filluan të humbnin dhëmbët e tyre, ai vendosi t’i analizojë ato. Kështu që ai u kërkoi atyre që të vinin dhëmbin në një gotë qumësht gjatë natës. Pasi theu dhëmbin dhe largoi pulpën, ai gjeti midis 12 dhe 20 qelizave ekzistuese ishin qeliza burimore!
Dhëmbët e bebeve pra janë një burim i vërtetë i qelizave burimore, të cilat mund të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme në fushën e mjekësisë. Qelizat burimore të dhëmbëve të bebeve janë më shumë përhapës, edhe nëse ndodh që të kemi pak qeliza burimore, këto përfundimisht shumohen shpejt.
Kërkimet dhe studimet shkencore mbi këtë temë janë duke vazhduar. Shkencëtarët shpresojnë se në të ardhmen, qelizat burimore të nxjerra nga dhëmbët e qumështit mund të përdoren për të trajtuar së.mundje të tilla si Alzheimer, Parkinson, diabeti, artriti dhe prob.lemet e shikimit . Ato gjithashtu mund të përdoren për të rritur dhëmbë të rinj, duke siguruar një alternative më natyrale për protezat dhe implantet.